Noizy

Noizy flet për nënën e vajzës dhe jetën romantike: Single apo në lidhje?

19 Korrik, 19:48| Përditesimi: 19 Korrik, 21:07

  • Share

Reperi i njohur Noizy në një intervistë të dhënë së fundmi ka folur për jetën e tij personale, një temë ku publiku ka shumë kuriozitet.

I ftuar në “Zë më Mirë Podcast” ai u shpreh se dashuria më e sinqertë është ajo që ka patur për nënën e vajzës së tij.

“Ish e dashura që kam dhe vajzën me të ka qenë dashuria e parë. Ajo është hera e parë dhe e fundit që kam dashuruar. Është si kur thyhet akulli ose pasqyra dhe ti e bashkon por shenjat duken përherë. Ajo është dashuria e parë më e sinqertë kur dashuron në moshë të vogël. Nuk më është dhënë mundësia të jemi një familje normale", tha Noizy.

Më tej ai rrëfen se nuk është në një lidhje pasi është i fokusuar në muzikë:

“ Të dashurat akoma nuk kanë hyrë në jetë, kanë qenë prioritet familja dhe muzika, por mbi të gjitha muzika”, shtoi ai.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?