Noka e akuzoi për lidhje me krimin, Proda: Kam kaluar filtrin e të gjitha institucioneve dhe vetingun! Viti me numrin më të lartë të vrasjeve, kur ishit ju ministër i Brendshëm

13 Nëntor, 15:55| Përditesimi: 13 Nëntor, 16:57

  • Share

1731510333_ilirproda.JPG

Drejtori i Policisë së Shtetit Ilir Proda në seancën ndëgjimore në Komisionin e Sigurisë në lidhje me projektligjin “Për Buxhetin e vitit 2025”, iu përgjigj akuzave të Flamur Nokës. Noka hodhi akuza se Proda është i lidhur me krimin.

‘Keni në krye të shtetit një njeri që i është sekuestruar telefoni dhe pasaporta për lidhje me krimin. Të dashur narkos ky është realiteti’, tha ai.

Proda tha se ai ka kaluar filtrin e të gjitha institucioneve për tu zgjedh drejtues i përgjithshëm i policisë si edhe vetingun. Ai tha se viti me numrin më të lartë të vrasjeve, në vend ka qenë kur Flamur Noka ishte ministër i Brendshëm. 

‘Unë kam kaluar filtrin e të gjitha institucioneve për tu zgjedhur drejtor i Përgjithshëm i Policisë, kam kaluar vetingun dhe jam i pajisur me certifikatë sigurie. Sa i përket pjesës kur unë kam qenë oficer, unë kam qenë oficer i zyrës së vrasjeve kur ju keni qenë ministër i brendshëm dhe ka qenë viti me numrin më të lartë të vrasjeve që kanë ndodhur ndonjëherë në vend’, tha ai.


Lajmi kryesor:

Drejtori i Policisë, Proda tek 'Siguria': Për masakrën e Shkodrës shpejt kemi rezultate, e them me garanci! Na financoni 50 % e flotës e amortizuar, i marrim me qira! Shtohen dhe 500 efektivë


S.B//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?