Në selinë e Partisë Demokratike është zhvilluar një takim mes Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka dhe atij të Partisë së Lirisë Tedi Blushi. Takimi është zhvilluar rreth orës 12:00 të mesditës së sotme, ndërsa mësohet se kanë folur për përshkallëzimin e aksionit opozitar në parlament dhe në terren.
Skenari i mundshëm është që aksioni opozitar që të nisë në senacat e para të legjislaturës së re. Në fokus të diskutimeve që zgjatën për rreth 2 orë kanë qenë edhe nismat parlamentare që pritet të ndërmerren me nisjen e sesionit të ri në Kuvend.
Në takim Noka-Blushi është folur edhe për rinisjen e protestave komëbtare nga PD dhe PL në kuadër të lëvizjeve të përbashkëta opozitare. Ndërkohë, mësohet se Flamur Noka ka zhvilluar një takim edhe me Fatmir Mediun.
Komente
