Ministrja Elisa Spiropali ka ironizuar protestat e Sali Berishës. Teksa po fliste në Kuvend, Flamur Noka i binte bilbilit, Spiropali ironizoi Berishën duke thënë se duhet të mbledhë mendjen dhe se nuk bëhet revolucion me këta njerëz.
“Salil lenini dhe Flamur Trocki do bënin revolucion po revolucioni mbeti në rrugë. Rri më flamur ca ke m burrë. Revulucioni mbeti në rrugë doktor, se revolucioni do pastërti mend, revolucioni do kaos, do njerëz, revolucioni do bindje të cilat ju nuk i keni doktor, prandaj do mbeteni siç thotë Flamuri, një vit, 2 vjet, 10 vjet rrugëve për të bërë revolucioni që se bëtë kurrë në partinë që e morët peng. Ju jeni këta. Është e turpshme për një burrë të shpifë të përgojojë të shantazhojë gratë. Gurra popullore i ka rezervuar një vend të posaçëm burrave që merren me gratë. Kurse populli ju rezervon një vend të veçantë duke i tkurrur duke i bërë më të vegjël e më të parëndësishëm. Ne jemi këtu burra egra që tu flasim familjeve. Të jesh i bindur që deklarata që lexoi Denaj është e plotë dhe i referohet bëmave tuaja. Keni mbërritur në një nivel të pabesueshëm në raport me njerëzit, familjet dhe me këdo. Doktor nuk bëhet revolucion me këto, mblidh mendjen.
Lajmi kryesor:
Foli për orgji me McGonigal, revoltohen 31 gra deputete të PS: Të përjashtohet maksimalisht Berisha (Deklarata e plotë)! Ish- kryeministri: Videot i dorëzoj në komision
SI.E.//ReportTv.al