Noka ‘s’përmbahet’ në Kuvend: Bëhuni gati, se tani ua tregojmë ne qejfin juve

18 Maj 2023, 10:45| Përditesimi: 18 Maj 2023, 21:01

  • Share

1684436465_64001676311108xnoka1559.jpg

Kështu deklaroi Flamur Noka këtë të enjte në Parlament, pas humbjes së radhës, e cila është me rënda në gjithë historinë e opozitarizmit shqiptar.

Është gallatë në fakt, se këta pas çdo humbje, në vend që të mbajnë përgjegjësi, dalin e thonë se ua tregojmë ne herën tjetër.

Ndërkohë që humbasin rregullisht!

Tani nuk e dimë kur do jetë kjo hera tjetër, se na kanë thënë aq herë që do e rrëzojmë Ramën herën tjetër, apo do ia tregojmë ne qejfin herën tjetër, sa janë bërë për barcaletë.

“U mbyll një proces më i turpshëm në historinë e Shqipërisë sa i takon të ashtuquajturve procese zgjedhore. Më 14 maj në Shqipëri nuk kishte zgjedhje, kishte një proces votimi. Ditën e diel ju konfirmuat se këtu nuk ekziston një qeveri demokratike sikurse duhet të ketë në çdo vend.

Në Shqipëri dita e diel konfirmoi se ka një regjim narko-regjim, që u tregua ditën e diel se vija ndarëse midis partisë, pushtetit dhe shtetit nuk ekziston.

Në Shqipëri, parti shtet ishin të gjithë, krimi, paratë e krimit, paratë e korrupsionit, paratë e drogës, Shërbimi Informativ, polici, ushtria, ishin garnizon i Partisë Socialiste për të blerë, për të vjedhur, për të dhunuar, për të terrorizuar procesin zgjedhor, vetëm e vetëm me një kusht që Rilindja të merrte 100% të pushtetit, pra banda e quajtura qeveri, ditën e diel shkoi në zgjedhje me një moto: të gjithë pushtetin, sovjetëve!

Nuk kishte gjë më të neveritshme, asnjë arsye që të ndodhte në Shqipëri një gjë e tillë. Po pse? Sepse kjo tregon mentalitetin. Edi Rama dhe kjo qeveri ka një mentalitet obskurantist. Nuk ishte imagjinuar ndonjëherë që kryeministri do të thoshte “po votuan opozitën, do t’ju lëmë pa ujë, pa bukë dhe pa drita”. Kjo gjë i kalon kufijtë edhe të njerëzores".

Bëhuni gati se tani do u përgjigjemi siç i përgjigjemi një regjimi kriminal dhe një bande kriminale. Nuk ka asnjë rrugë tjetër me ju. Nuk ka asnjë shqiptar që nuk e provoi!

Asgjë nuk u lidh ju me demokracinë dhe votën e lirë. Përgjigja do jetë ajo që i jepet çdo bande, qoftë në pushtet, qoftë pa pushtet”.- tha Noka.


Lajmi kryesor:

Opozita akuza PS-së: Vodhët zgjedhjet! Balla: Foltores së Berishës i ka mbetur shkopi pa flamur! Miratohet marrëveshja për ndërtimin e Urës së Bunës


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?