Nokia 3310, Lorenc Vangjeli dhe Sali Berisha

Politikë

Nokia kundër Iphone/ Berisha akuzon Ramën për plagjiaturë, por vjedh metaforën e Lorenc Vangjelit

13 Prill, 13:58| Përditesimi: 13 Prill, 14:03

  • Share

Rama nuk ka mëshirë. Edhe pse nuk është etike, ai përmend vazhdimisht pikën më të dobët të Sali Berishës që është mosha e tij biologjike. Por në një terren si politika shqiptare, frustrimi i kundërshtarit është sport i preferuar. Mbas nuk mbetet edhe Berisha që ja kthen me të njëjtën monedhë duke e quajtur rregullisht Ramën si grabitës. Të shtunën ai tha se Rama madje i kishte vjedhur edhe programin e partisë së tij. Dhe për ta çuar më tej gjuhën në dhëmbin që harron dot sesa i dhemb, Berisha bën dhe një krahasim mes të dyve duke futur moshën në mes. Fillimisht e quajti kryeministrin më të moshuar se gjyshi i Gramoz Ruçit dhe pastaj e konsideroi i veten si një Iphone përballë Ramës që ishte si Nokia-t e dikurshme. Por duke akuzuar Ramën për plagjiaturë, vetë Berisha bëri një “grabitje” intelektuale: vodhi metaforën e dikurshme të analistit Lorenc Vangjeli. Në qershorin e vitit të shkuar, nga studioja e Grida Dumës në Top Channel, duke bërë krahasimin mes modelit të dy politikanëve, Vangjeli tha se Berisha qëndronte përballë Ramës si Nokia e dikurshme 3310 me Iphone-t e sotëm. Së paku në funksionet më “moderne”, më të ndritshme dhe me ngjyra që përdor Iphone.

Ky është vetëm një detaj që dëshmon edhe njëherë një të vërtetë të dhembshme. Se siç ka ndodhur rregullisht, gara mes dy burrave të fortë të politikës nuk bëhet me bilance të së shkuarës apo projeksione të së ardhmes, por me batuta. Kush thotë batutën më të bukur, më komike dhe më fyese për tjetrin. Dhe mbas tyre, gara për batutën e rradhës, është bërë jetike nga ndjekësit e tyre. Kështu edhe dynjaja argëtohet, edhe harrohet sikleti i ballafaqimit me problemet reale dhe interesat e publikut. E keqja është se ata të dy nuk paguhen për aktorë komikë./ JAVANEWS

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t'u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?