Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës Srpska ndaloi oficerët e Policisë së Shtetit që të arrestonin mbrëmjen e së mërkurës liderin e serbëve të Bosnjes Miloard Dodik.
Policia u ndalua në hyrjen e ndërtesës e Qendrës Administrative të Qeverisë së Republikës Srpska. Në momentin kur forcat e policisë shkuan për të ezkekutuar urdhër arrestin në godinën qeveritare po zhvillohej një takim ndërmjet Millorad Dodik, dhe përfaqësuesve të qytetit.
Agjencia për Hetim dhe Mbrojtje i tha mediave lokale se anëtarët e saj kanë dashur të zbatojnë urdhrin e Gjykatës së Bosnjë dhe Herecegovinës për arrestimin e Dodikut, por u penguan nga përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme të Republikës Srpska. Dodik, Kryetari i parlamentit të RS-së, Nenad Stevandiç, dhe kryeministri, Radovan Vishkoviç, akuzohen për sulm ndaj rendit kushtetues të Bosnje e Hercegovinës.
Për shkak të refuzimit të tyre për t’u paraqitur në Prokurorinë e Shtetit, ndaj tyre u lëshua një urdhërarrest në mars të këtij viti.
Gjykata e Bosnjes u refuzua pas këtij urdhër arresti i kërkoi interpolit një urdhër arrest ndërkombëtar për Dodik, por pas ndërhyrjes së Serbisë ai u refuzua.
Dodik gjithashtu është i shpallur non grata nga SHBA njëjtë si Sali Berisha. Ai është futur dy herë në listën e zezë amerikane për shkak të aktiviteteve të tij kundër Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit të arritur më 1995.
Komente
