Në Repolitix u diskutua edhe për reagimin britanik në lidhje me politikanët non grata nga Shqipëria. Sipas deputetit të PS-së Lavdrim Krashi, Berisha ka paguar një nga firmat më të shtrenjta në Angli për mbrojtjen për non gratën.
Ndërsa Indrit Sefa thotë se duhen parë politikanët që nuk kanë vajtur në Britani këto dy vite, pasi mund të jenë non grata.
Krashi: Firma që ka gjetur Berisha është nga më të shtrenjtat. Britania e Madhe ka shpallur non grata një person që ata janë të bindur se është përfshirë në korrupsion aktiv. Britania këtu i drejtohet vetëm personit.
Nesturi: Ky njoftim do thotë që gjurma e hekurudhës do kaloj afër Lalëzit do prishi edhe ato vilat. Është hapje rruge. Duhen demontuar shumë nga këta aktorë. Ke Gjiri i Lalëzit nuk është vetëm zoti Berisha.
Sefa: Mjafton të bëjmë një analizë. Kushdo që nuk ka vajtur në Angli dy vitet e fundit duhet parë me dyshim. Basha ka qenë. Ka qenë në 2023. Kjo ishte pjesa publike e reagimit të Homme Office. Ka dhe një pjesë tjetër që nuk publikohet.
Lajmi kryesor:
Vizita e Cameron/ Nesturi në Repolitix: NATO, bazë ushtarake në Durrës! Galdini: Shqiptarët duhet të buzëqeshin
G.K//ReportTv.al