Nora Malaj: Hapja e çerdheve dhe kopshteve, sipas 3 pikave!  

28 Maj 2020, 16:14| Përditesimi: 28 Maj 2020, 16:20

  • Share

Hapja e çerdheve dhe kopshteve më një qershor do të jetë sfida e vërtetë për shtetin. Për ish zëvendës ministren e Arsimit, Nora Malaj, do të duhet që të tregohet një përgjegjësi shumë e madhe për sa i përket rifillimit të punës me fëmijët dhe fokusi duhet të jetë edhe te mënyra sesi do ta përjetojnë psikologjikisht ata kthimin në çerdhe e kopshte.

Përtej higjienës dhe standardit që duhet të jetë detyra themelore dhe e dedikuar e që në këtë rast duhet shtuar dhe personeli mendoj, domosdoshmëri është edhe mënyra sesi do të sillen fëmijët, duhet të ketë një program të dedikuar post traume, duhet futur roli i psikologut dhe punonjësit social në institucionet e parashkollorit dhe çerdheve. Tani është sfida që duhet ta kalojmë të gjithë bashkë.” shprehet ajo.

E zhveshur nga funksioni politik në Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe si një eksperte e arsimit, Malaj artikulon se probleme kryesor që shihet, është mospasja e një ligji enkas për sistemin parashkollor.

“Kopshtet dhe çerdhet janë një institucion pa ligje. Ato duhet të mirëmenaxhohen dhe të kenë një bazë ligjore dhe ka ardhur momenti të dihet se cilat janë varësitë e tyre, detyrimet dhe standardi që edhe edukatoret të kenë një standard për shërbimet ndaj fëmijëve.” thotë Malaj.

3 janë sugjerimet e Malajt për Ministrinë e Arsimit

“Do të vija theksin te tre momente shumë të rëndësishme që lidhen e para me higjienën pastëritnë dhe dezinfektimin, të bëhet të paktën një herë në 3 muaj në kopshte për të gjitha nevojat që janë të dedikuara për këtë institucion. E njëjta gjë edhe për çerdhet. E dyta, të merren masa që të këtë kujdes të dedikuar, sepse fëmijët nuk i ruajnë dot distancat vetë. Ministritë e linjës duhet të bëjnë menaxhim  hap pas hapi në ndihmë të institucioneve”, tha Malaj.

Ish deputetja e LSI e konsideron këtë moment sfidë edhe për vetë kryeministrin Rama. Ajo kritikon numrin një të qeverisë për përzgjedhjen e FACEBOOK si mënyrë për të komunikuar rregullat e reja që iu imponuan vendit në periudhën e pandemisë.

“Kjo është prova më e madhe që i bëhet qeverisë. Nëse qeveria është qeveria që deri tani ka bërë sikur, nëse e ka paraqitur realitetin ndryshe, apo nëse qytetarët janë të gatshëm që të mbrojnë fëmijët e tyre.  Të mos bëjmë më histori që kopshtet drejtohen me Facebook. Ne nuk duhet të drejtohemi më me histori facebook-u. Shteti udhëhiqet me ligje, me urdhra, me mekanizma dhe me to duhet tu shërbejë taksapaguesve shqiptarë” përfundon Nora Malaj.

Disa ditë më parë u zyrtarizua dhe vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve për të hapur kopshtet dhe çerdhet si dhe u publikua udhëzuesi i ISHP, ku u caktuan edhe rregullat anticovid.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?