Norman H Gershmanin

Norman Gershmanin, takimi me 'heronjtë e heshtur' shqiptarë që shpëtuan hebrejtë

22 Qershor 2019, 11:42| Përditesimi: 22 Qershor 2019, 17:52

  • Share

Norman Gershmanin (1932 – 2019), i cili u nda nga jeta me 10 qershor 2019, ma pati prezantuar mikesha ime e shtrenjtë dhe e paharruar, Johanna Gerechter Neumann [1932 – 2017]. Rasti ishte një ekspozitë fotografike e tij e vitit 2005 në sallat e OKB-së në Nju Jork me temë: “Shpëtimi i hebrenjve në Shqipëri”. Ishte një burrë i qetë, i shtruar dhe i vendosur. Johanna, një vajzë hebreje-gjermane, kishte lindur në Hamburg, Gjermani, dhe familja e saj i kishte mbijetuar Holokaustit, duke emigruar në Shqipëri falë politikave liberale të Mbretit Zog dhe heroizmit të shqiptarëve.

Kurse Normani, një hebre amerikan i suksesshëm, kishte lindur në Amerikë dhe pat mësuar për Holokaustin nga dëshmitë e të mbijetuarve.

Misioni i jetës së Johannës ishte t’i tregonte botës mbarë për fatin e familjes së saj dhe mirënjohjen ndaj kombit shqiptar.

Këtë mision kishte edhe hebreja shqiptare, Anna Kohen, bija e Vlorës, e cila na u bashkua në aktivitetin e Nju Jorkut me dinjitarê të tjerë të shquar. Këtë mision fisnik e përqafoi edhe Norman Gershman në vitet e fundit të jetës së tij. Përmes aparatit fotografik, sekretet e të cilit i zotëronte deri në përsosmëri, Normani shëtiti praktikisht kudo për të takuar, biseduar, dhe për të fiksuar e përçuar të gjallë “heronjtë e heshtur” shqiptarë dhe pasardhësit e tyre.

Kështu lindi ekspozita shëtitëse “Besa”, që shpalosi në mbarë botën – nga Londra në Jerusalem, nga Tirana në Boston e Los Angeles - portretet dhe historitë e njerëzve të thjeshtë nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët shpëtuan jetë njerëzish gjatë zezonës së Holokaustit, pa marrë parasysh rreziqet që u kanoseshin vetë atyre. “Habitem”, më thoshte shpesh Johanna – një e ftuar e përhershme në këto aktivitete - “se sa pak dinë njerëzit për Shqipërinë e popullin shqiptar…”.  Dhe Normani e ajo nuk u mjaftuan me kaq. Shumë shpejt Norman Gershman u përfshi në përgatitjet dhe xhirimin e filmit “Besa”, drejtuar nga Rachel Goslin, dhe që tregon, ndër të tjera, edhe historinë e bukur të Rexhep Hoxhës dhe amanetin e prindërve të tij lidhur me një libër të lënë nga familja hebreje që ata shpëtuan në Tiranë.

Johanna Gerechter Neumann  e vogel ne fshatin Sauk, Shqiperi

Normani, në ekspozitë dhe në film, theksonte faktin e shpëtimit të hebrenjve nga “muslimanët” shqiptarë. I rritur në një mjedis afetar, dhe i ndërgjegjshëm edhe nga portretet e personazheve të tjerë që shpëtuesit, në fakt, u takonin të gjitha trevave dhe besimeve në Shqipëri, më bëri përshtypje mesazhi “i njëanshëm” i Gershmanit.  Megjithatë, kjo nuk më turbulloi, dhe e shihja këtë “qasje” me mirëkuptim.  

Një ditë, diku kah viti 2008, papritmas, bie telefoni. Një zë i trashë dhe i thellë m’u drejtua. Ishte ai vetë, Norman Gershman, Nuk e di nga e kishte gjetur numrin tim. Patëm një bisedë të gjatë e të këndshme.

Johanna Gerechter Neuman

“Agron, të lutem mbaj parasysh se qëllimi im për të theksuar rolin e myslimanëve shqiptarë në shpëtimin e hebrenjve është vetëm një: domosdoshmëria që kemi sot për mirëkuptim, dashuri e paqe në Lindjen e Mesme”.  Mesazhin e tij ndërtues e paqtues, si shumë e shumë të tjerë, e kisha kapur qysh në krye të herës. Nuk ishte nevoja të më bindte. Johanna Gerechter Neumann la pas një mesazh mirënjohjeje të thellë ndaj shqiptarëve në përgjithësi, që tash po e trashëgojnë fëmijët e saj.

Kurse Norman H. Gershman, përmes imazheve të tij të rralla fotografike e filmike, na la trashëgim një mesazh të fuqishëm paqeje dhe dashurie mes kombeve e besimeve të ndryshme. Pikërisht çka kemi nevojë më shumë se kurrë sot e gjithë ditën.

Lidhja e Norman H. Gershman me Shqipërinë
Fotografi i njohur, izraeliti mbijetuar i Holokaustit, Norman H. Gershman, vdiq në Kaliforni më 10 qershor 2019. I lindur: 14 gusht 1932 në Neë Jersey, vdiq në moshën moshën 87 vjeç në Santa Berabra Kaliforni. Stdudiuesi Agron Alibali sjell në kujtim të tij një pjesë të historisë, që fotgrafi hebre e rrefeu në Izrael Jad Vashem dhe në SHBA për 15 vite me radhë, për t’i treguar komunitetit hebraik nëpër botë Besën Shqiptare, aktin e papërsëritshëm që bën Shqiptarët për të shpëtuar Hebrejtë që kërkuan ndihmë në shtëpinë e shqiptarit.
I lidhur shumë nëpërmjet këtyre fakteve me Shqipërinë, Gershman, zbuloi se kjo ishte një histori që pak e dinin, sepse Shqipëria, nën regjimin e Enver Hoxhës, ishte e mbyllur nga bota e jashtme, për pothuajse 50 vjet nga diktatura ksenofobike, që pasoi fundin e Luftës së Dytë Botërore. Norman u bë i vendosur për të gjetur dhe regjistruar këtë histori të patreguar të trimërisë dhe dhembshurisë, atë të kodit moral Shqiptar të quajtur “BESA”. (Dh.H.)


Posteri i filmit Besa

Norman H Gershmanin

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?