Oscar Piastri është fituesi i Çmimit të Madh të Majemit në Amerikë. Piloti i McLaren domonoi një garë, që i mundëson të udhëheq edhe renditjen botërore, teksa ky ishte suksesi i 4 në 6 garat e para sezonale për austrialianin.
Menjëherë pas tij u rendit shoku i skuadrës Lando Norris. Si britaniku ashtu edhe Piastri patën vetëm pak shqetësime deri në gjysmën e gara, ndërsa më tej gjithçka u komandua prej tyre. Në podium me dy makinat McLaren u ngjit edhe George Rusell me Mercedes.
Në vendin e katërt doli Max Verstappen me Red Bull, që la pas Alexander Albon me Williams të pestin. Në vendin e gjashtë doli Kimi Antonelli me Mercedes e pas tij dy makinat Ferrari, me Charles Leclerc e Lewis Hamilton, në vendet 7-8.
Dy pilotët e “kokëkuqes” ia lanë dy herë vendin njëri-tjetrit, por kjo strategji nuk dha rezultat. Përkundrazi, krijoi mjaft polemika mes tyre dhe bokseve. Aq sa ka mjaftaur që të flitet për një përçarje mes tyre. Në zonën e pikëve edhe Carlos Sainz me Williams-in, i nënti, dhe Yuki Tsunoda me Red Bull-in i dhjeti.
Komente
