Sport

Norris triumfon në garën e parë të sezonit në Formula 1, spektakël mes shiut me Versttapen! Gabon Ferrari

16 Mars, 09:36| Përditesimi: 16 Mars, 15:54

  • Share

Lando Norris është fituesi i garës së parë të Botërorit të Formula 1. Piloti britanik i McLaren preu i pari vijën e finishit në një kohë kur të shtunën kishte siguruar "pole position".

Menjëherë pas Norris u rendit kampioni në fuqi Max Verttapen, i cili me Red Bullin e tij konkuroi deri në kthesën e fundit, duke qenë vetëm 9 të qintat më i ngadaltë. Pas garës Norris u shpreh se ishte një çmim i madh shumë emocionues, veçanërisht të kishe pas teje një pilot si Max Versttapen.

Nisje për tu harruar e Botërorit për Ferrarin, pasi kokëkuqja gaboi strategji me ndërrimin e gomave në një garë te katakterizuar nga rreshjet e shiut, por edhe 3 aksidente që sollën futjen e makinës së sigurisë në pistë. Edhe pse në një moment Hamilton kryesonte, qendrimi i gjatë në pistë i shkaktoi shumë sekonda humbje kur ndaloi në bokse. Si përfundim piloti i Ferrarit u rendit i 10, ndërsa vetëm vendi i 8 për pilotin tjetër Charls LeClerc.

Në Melbourne të Australisë në podium u ngjit edhe Rusell i Mercedes, ndërsa shoku i tij i skuadrës Antonelli i pesti. Në vendin e 4 poloti Albon i Williams.

SI.E./E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?