McLaren i Norris në Monako

Sport

Norris triumfon në Monako, tremb shokun e skuadrës në garën për pilot! Strategji e veçantë, por Verstappen mbetet jashtë podiumit

25 Maj, 17:15| Përditesimi: 25 Maj, 17:18

  • Share

Lando Norris është fituesi i Çmimit të Madh të Monakos në Formula 1, i dyti trofe këtë sezon pas atij në Australi.

Piloti anglez, i cili u nis nga ‘pole-position’, arriti ta ruante kreun edhe në garën e sotme pas provave të shtunën, duke u afruar ndjeshëm në renditjen e përgjithshme për pilot me shokun e tij të skuadrës Oscar Piastri. Pas Monakos, australiani i McLaren është vetëm 3 pikë më shumë se Lando Norris, i cili tani në favor ka entuziazmin e fitores së fundit.

Në vendin e dytë e mbylli piloti i kokkuqes Charles LeClerc, i cili ishte i zoti i shtëpisë në Monako. Te monegasku, pas garës, pati keqardhje që humbi ‘pole-position’ në prova.

Vendi i 4 për kampionin Verstappen, i cili pit-stopin e dytë vendosi ta bënte vetëm në xhiron e fundit, duke ndjekur një strategji të veçantë, por që nuk i krijoi ndonjë favor. Vetëm vendi i pestë për Hamilton, me pilotin e kokkuqes i cili nuk arriti të mbronte as vendin e 4 nga ku u nis.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD kundër kërkesave të kandidatëve të saj për rinumërim, ishte vendim i drejtë?