Autobusi i aksidentuar në Norvegji

Bota

Norvegji, autobusi me 58 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

26 Dhjetor 2024, 16:28| Përditesimi: 26 Dhjetor 2024, 19:31

  • Share

Norvegji-Një autobus në veri të Norvegjisë, me 58 pasagjerë, ka rënë në liqen

Ngjarja e rëndë është regjistruar mesditën e sotme rreth orës 14:02, përgjatë autostradës E10 në komunën Hadsel.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur rëndë.

Mjeti ndodhet pjesërisht nën ujë, ndërkohë ekipet e kërkim shpëtimit kanë evakuuar disa nga pasgjerët e mbijetuar në një shkollë pranë vendngjarjes.

 

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?