Norvegjia, Danimarka dhe Islanda kanë thënë se do të "qëndrojnë gati" për të mbrojtur aplikantët e NATO-s Finlandën dhe Suedinë në rast të një sulmi.
"Së bashku me Danimarkën dhe Islandën, Norvegjia është e gatshme të ndihmojë fqinjët e saj nordikë me të gjitha mjetet e nevojshme nëse ata janë viktimë e agresionit në territorin e tyre përpara se të anëtarësohen në NATO", tha Jonas Gahr Stoere, kryeministri i Norvegjisë.
Kryeministrja e Suedisë Magdalena Andersson njoftoi më herët se vendi i saj do t'i bashkohej Finlandës në kërkimin e anëtarësimit në NATO pas pushtimit rus të Ukrainës.
Njoftimi erdhi pasi një debat në parlament tregoi se kishte mbështetje të madhe për anëtarësimin në NATO.
Nga tetë partitë e Suedisë, vetëm dy parti më të vogla të majta e kundërshtuan masën.
Lajmi kryesor:
Nis evakuimi me autobus i ushtarëve nga fabrika e çelikut, regjimenti Azov: Po zbatojmë urdhrin! Putin: Ne do t'i përgjigjemi zgjerimit të NATO-s
E.K/ReportTv.al