Bota

Norvegjia përkujton 10-vjetorin e sulmeve terroriste! Kryeministrja: Nuk duhet të lejojmë që urrejtja të rritet pa u sfiduar

22 Korrik 2021, 14:24| Përditesimi: 22 Korrik 2021, 14:42

  • Share

Norvegjia përkujton sot viktimat e sulmeve terroriste në Oslo dhe në ishullin Utoya, pikërisht 10 vjet më parë nga ekstremisti i djathtë Anders Behring Breivik.

Kryeministrja e vendit Erna Solberg, bëri thirrje të enjten që vendi të ngrihet kundër urrejtjes që vrau 77 vetë më 22 korrik të vitit 2011.

“Ne nuk duhet të lejojmë që urrejtja të rritet pa u sfiduar. Dhemb kur mendojmë për atë ditë të errët të korrikut, dhjetë vjet më parë. Sot, vajtojmë së bashku. Sot, kujtojmë 77 personat që nuk u kthyen kurrë në shtëpi. Terrori i 22 korrikut ishte sulm ndaj demokracisë sonë”, tha Solberg në një ceremoni përkujtimore.

Anders Behring Breivik dhjetë vjet më parë, shpërtheu një makinë bombë jashtë zyrës së kryeministrit në Oslo, duke vrarë tetë persona, përpara se të shkonte në ishullin Utoja dhe të qëllonte për vdekje 69 persona të tjerë.

Aktualisht 42 vjeç, ai po vuan një dënim prej 21 vjetësh burgim, i cili mund të zgjatet për kohë të pacaktuar, nëse vlerësohet se ai është kërcënim i vazhdueshëm për shoqërinë. Për krimin e rëndë ai kishte deklaruar se kishte moti`ve ekstremiste dhe islamofobe të krahut të djathtë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?