Bota

Norvegjia vendi i parë në botë që eliminon automjetet me karburant! 9 nga 10 makina të shitura në 2024 ishin elektrike

2 Janar, 21:39| Përditesimi: 2 Janar, 21:49

  • Share

Norvegjia është bërë vendi i parë në botë që ka eliminuar automjetet me karburant.

Sipas shifrave të regjistrimit të publikuara sot, 9 nga 10 makina të shitura në Norvegji janë plotësisht elektrike, duke e vendosur vendin afër objektivit të tij për të shtuar vetëm automjete elektrike në rrugë deri në vitin 2025.

Automjetet plotësisht elektrike përbënin 88,9% të automjeteve të reja shitur në 2024, krahasuar me 82.4% në 2023, sipas të dhënave nga Federata Norvegjeze e Trafikut Rrugor (OFV).

“Norvegjia do të jetë vendi i parë në botë që praktikisht eliminon automjetet me motorë benzine dhe naftë nga tregu i makinave të reja”, tha Kristina Bu, kreu i Shoqatës Norvegjeze të Automjeteve Elektrike, sipas Reuters.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?