Not në dimër, ish-futbollisti Tajari sfidon të ftohtin (VIDEO)

28 Shkurt 2022, 08:16| Përditesimi: 28 Shkurt 2022, 09:18

  • Share

Në mot me diell apo me shi, Kastriot Tajari është gjithmonë pranë bregdetit. E gjejmë 64-vjeçarin në plazhin e Darëzezës në këto ditë shkurti kur termometri në mëngjes shënon 6 gradë celsius. 

"Është pasioni im që të sfidoj të ftohtin. Nuk sfidoj njerëzit që unë lahem e të tjerët nuk lahen. Unë sfidoj të ftohtin. Nuk më bën fare përshtypje kur futem sikur kap ti një gotë ujë, ashtu e bëj unë futjen në det", tha ai.

Këto ditë shkurti konsiderohen të ngrohta për Kastriotin i cili tregon se ka sfiduar të ftohtin duke u larë në Pogradec në temperatura nën zero gradë celsius.

"Në temperatura më të ulëta jam futur në Pogradec, para disa vitesh, kur ka qenë -12. Pogradeci është më i ftohtë nga Fieri, Pogradeci do që të jesh burrëror, ndërsa në det futet kushdo është thjesht ana psikologjike që ndikon për të mos u larë në dimër, por për mua lahet kushdo në det në dimër", shtoi ai.

Noti është një pasion i hershëm për Kastriot Tajarin, me origjinë nga Vlora dhe banim në Fier. Që në moshën 14-vjeçare është larë rregullisht në det edhe gjatë dimrit.

Ai ka qenë futbollist i Apolonisë në vitet '75-'85 ndërsa tani punon në sektorin e elektrik. Nga ajo kohë nuk ruan vetëm kujtimet por dhe miqësinë me ish-futbollistin e Flamurtarit Rapo Taho, me të cilin i bashkon pasioni për të notuar në dimër.

"Kam luajtur me Apoloninë në v. 75-85 dhe pastaj jam larguar nga sporti për arsye personale. Lahem shpesh me mikun tim Rrapo Taho, ish- futbollistin e Flamurtarit", theksoi ai.

Noti e mban në formë të mirë fizike, ndaj Tajari synon të shërbejë si shembull për të rinjtë.

"Për të rinjtë këshilla ime është të merren me aktivitete sportive larg nga veset e këqija, nga duhani", shtoi ai.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?