Sport

Notari shqiptar mbyll garën në Lojrat Olimpike, nuk kualifikohet në gjysmëfinale! Bashkëkombësi nga Kosova 3 sekonda më i ngadaltë

27 Korrik 2021, 13:00| Përditesimi: 27 Korrik 2021, 14:27

  • Share

Notari Kledi Kadiu që përfaqëson Shqipërinë në Lojrat Olimpike nuk ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të 100 metrave stil i lirë. 18-vjeçari që garoi në baderinë e tretë u rendit në vendin e pestë me kohën 51.65 sekonda. Në listën përfundimtare Kadiu u rendit në vendin e 52 nga 70 notarë në këtë disiplinë, ndërsa në gjysmëfinale kalonin 16 më të mirët.

Sakaq edhe notari i Kosovës në 100 metra stil i lirë Olt Kondirolli, i cili garoi në baderinë e parë u rendit i dyti, por me afërsisht 3 sekonda më i ngadaltë se bashkëkombasi i tij Kledi Kadiu. Në listën përfundimtare Kondirolli zuri pozicionin e 64.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?