Kombëtarja kundër Ishujve Faroe

Sport

Notat/ Bajrami fantazia e kuqezinjve, Asllani 'kripa' e Kombëtares! Muçi më i vlerësuari

21 Qershor 2023, 11:12| Përditesimi: 21 Qershor 2023, 11:14

  • Share

Shqipëria e futbollit ia doli të sigurojë gjashtë pikë në tre ditë, duke marrë dy fitore të rëndësishme në grupin E kualifikues të Euro 2024. Fitorja me Ishujt Faroe nxori në pah edhe cilësitë e kuqezinjve, me SofaScore që ka vlerësuar me nota të larta paraqitjet e djemve të Sylvinhos.

Më i miri në fushë, me notën 7.8 u vlerësua Ernest Muçi, sulmuesi i Legias së Varshavës që u fut në fushë vetëm në minutën e 75 dhe gjeti golin në 90+1. Pas tij, Nedim Bajrami me 7.7 dhe Kristjan Asllani me 7.5, të dy autorët të golave të tjerë.

Paraqitje e mirë edhe nga Uzuni, që paçka se u fut në fushë në minutën e 67-të vlerësohet me 7,2. Në total si ekip, Kombëtarja ka marrë notën 7.09 edhe pse me një ekip modest si Ishujt Faroe.

Vlerësimi

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?