Notis Sfakianakis

Notis Sfakianakis vjen në Tiranë për muzikë, jo për politikë

22 Maj 2018, 17:25
  • Share

Yxhymi turk kundër një këngëtari grek është pa sens. Në Tiranë pas pak ditësh ekzaktësisht të enjten do të performojë një nga këngëtaret më të famshëm të muzikës greke, Notis Sfakianakis. Orët e fundit një valë dalldie e pakuptueshme dhe për më tepër e pashpjegueshme ka shpërthyer duke e etiketuar dhe anatemuar këtë legjendë të muzikës greke, si njeri ekstremist, nazist apo antishqiptar.

Nëse Notis Sfakianakis vjen në Shqipëri besoj se e di mirë se ku po vjen e përballë kujt do këndojë, ndaj kjo histeria me nacionalizma imagjinarë shqiptare dhe me armiq të kombit, nuk bën shumë sens ndërkohë që i kemi ulur brekët nga mëngjesi deri në darkë për çështje vërtetë kombëtare, që as nuk na i prish e as nuk na i rregullon një këngëtar grek. Kombëtarinë është mirë ta tregojmë aty ku duhet dhe si duhet në dinjitetin dhe prosperitetin e shtetit. Se duke qenë dinjitare si shtet e si popull edhe të huajt, madje edhe ata që janë vërtetë armiq të trajtojnë me respekt.

Arti nuk duhet përzierë me politikën, politikën le ta bëjnë politikanët, artin, artistët dhe ekstremizmin anadollakët. Personalisht nuk më pëlqen qasja që një pjesë e grekëve, serbëve apo maqedonasve kanë ndaj shqiptarëve, por kjo vetëm sa i bën ata arkaikë, të verbër dhe demode. Të bëhemi si ata është më e thjeshta, të jemi ndryshe nga ta është diferenca. Rrëmbimi për të kapur flamurin e nacionalizmit të sëmurë vetëm se na tregon të dobët dhe na bën më të dobët në sytë e njëri tjetrit dhe në sytë e tyre që na përçmojnë. Le të mos bëhemi si ata që shajmë dhe le të mos bëhet një grek sebep pa shkak për përçarjen e shqiptarëve.

Ta presim e shoqërojmë Notis Sfakianakis me duartrokitje për muzikën dhe artin e tij, sepse në fund të fundit duartrokitjet janë një shuplakë moderne për çdo nacionalist, pavarësisht kombësisë së tij. Arti i shuan ndasitë, muzika i qetëson shpirtrat. Le t’i shuajmë edhe ndasitë e le ti qetësojmë edhe shpirtrat nën melodinë hyjnore të Notis Sfakianakis dhe perlave të tij muzikore. Të enjten në mbrëmje unë do të duatrokas për të gjitha sa thashë!

Komento

Komente

  • ari: 24/05/2018 03:38

    Po kafshet shqipfolese me kollare qe jane ne pushtet dhe e shkaterruan Shqiperine dhe shqiptaret duke mbjelle vetem mizerje e korrupsion, skandale e mashtrime e degjenerim te skajshem e te papare, vetem se perrallisin e grijne gjepura gjoja per 'Shqiperi' e llogje te tjera, duke mos bere gje tjeter veçse vjedhur e vrare, (e kane kuptuar maskarenjte se duke u hequr si patriote e duke pertypur broçkulla 'patriotike' do ta kene me te lehte per te vjedhur e grabitur). Ketyre supermaskarenjve i shkoni ne mitingje e protesta, i shikoni ne TV, e bile edhe i duartrokisni e pershendetni, e as thoni se DUHET ti bojkotojme ne zgjedhje si kriminela e mashtruesa qe jane. Se DUHET ti qellojme me veze e domate te prishura, e se DUHET qe para parrllamentit te tyre te kalbur, te vime e te ndertojme çadra i madh e i vogel, e te protestojme me muaj e vite pa levizur, me qirinj te ndezur, e duke thirrur gjithe naten, per t'ja bere jeten sketerre kesaj lukunie ujqerish e hijenash te tmerrshme e te shpifura. E jo te acarohemi per nje artist e aq, qe fundja s'ben gje tjeter veçse do te kenaqe me tinguj te harmonishem e me muzike te vertete.

    Përgjigju
  • Emigrant: 23/05/2018 23:36

    Zoti Stafinakis Ti kendon bukur, dhe do kisha dëshirë të qetesohesha dhe kenaqesha duke te te degjuar. Por ti me shan, me ofendon sepse une jam Shqiptar. Ti nuk me njeh, por me ofendon. Si mund të kenaqem une me kengen tende kur ti me urren? Ashtu si Wilhelm Furtwängler nuk punoi dot ne Amerike, dhe ti nuk duhej te ishe ftuar kurrë në Shqiperi.

    Përgjigju
  • Shemsi: 23/05/2018 18:16

    Po ky notis byth**i , ka fytyre te vije e te kendoje, lereni sallen bosh , tju kendoje karrigeve ky qen,

    Përgjigju
  • Alb: 23/05/2018 14:34

    Zoti Dyrnaja Dyrnaja duke lexuar shkrimin tuaj kam pershtypjen qe nuk keni Te gjithe informacionin e duhur mbi zoterine ne fjale .... Vitet e fundit zoteria e ka perzier vete politiken dhe artin e tij duke sulmuar emigrantet dhe vecanerisht Shqiptaret qe jetojne dhe punojne atje qe per ironi Te fatit Sfakianakis eshte vete i lindur nga prinder emigrante ne Gjermani .... Nejse gabimi kryesor i tij eshte qe ja lidhje Te ngushte me partine neonaziste Te Agimit Te Arte duke dale hapur ne mbeshtetje Te tyre .... Bojkoti ndaj tij nuk ndodh vetem ne shqiperi por edhe nga bashkpuntoret e tij ne greqi si Vandhi, Remos , etj per idete naziste qe ai mbeshtet .... Prandaj ju lutem informohuni para se te shkruani

    Përgjigju
    • Fredi: 23/05/2018 17:42

      Ne fakt shqiptaret kane sjellje " shembullore " ne Greqi dhe Europe, prandaj nuk duhet asnje ti shaje hahahahaha Vetem patrite qe nuk jane shqiptaret. Jane per futbollin dhe per muzike, per te tjerat merre me leng se mishi mbaroi hahahaha

  • ujku i vjeter: 23/05/2018 13:05

    O Denis ne rast se e ka ftuar Top Chennel, te jap nje fare te drejte qe e mbron sepse je gazetare i ketij televizioni dhe nuk ke nga tja mbajsh, por po te kujtoj nje shperehje te hershme popullore qe eshte domethenese ne çdo kohe: "Qeni i keq ta sjell ujkun në torishtë (vathë)". Pra ne rast se e ka ftuar Top Chenel e merr vesh se kush është qen i keq. Ne rast se nuk e kupton pyet ndonjë të vjetër se të kallxon.

    Përgjigju
  • Aks: 23/05/2018 13:00

    Denisi me ate mendje-ligesine e vete thote: "Ai vjen si artist. Nese ty nuk te pelqen qe ai ben dhe politike me artin e tij, shkoji ne koncert dhe vershelleje. Protesto kunder tij ne sallen e koncertit." Thene ndryshe, shko jepja 150 eurot antishqiptarit, se keshtu e tregojme qytetarine. Nderkohe qe shqiptari mesatar 150 euro i merr ne muaj per te ushqyer gjithe familjen. Pika qe s'ju bie qe nga Denisi e deri te Vjollca Hoxha me familje!

    Përgjigju
  • UNE: 23/05/2018 10:08

    Eleni Foureira vetem pse beri simbolin e shqiponjes dhe qe eshte shqiptare u gjykua,"u masakrua" aq sa u komentua dhe nga politikanet ne parlamentin grek dhe vjen ti si pseudoanalist e na tregon Artin e Politiken. Ky nuk meriton as per keq te komentohet me deklaratat e tij "perdhunese" per shqiptaret. Ne syte tane nuk eshte artist ndaj s'ka pse vjen per te na ofruar show dhe te marre parate tona. Ndaj shko mbeshtete nese do ti zoti gazetar por mos na bej propagande per te shitur biletat e pronares.

    Përgjigju
  • BLKAK: 23/05/2018 09:56

    ti qe mbron kete b... grek je thjesht nje feçe

    Përgjigju
  • efdAZ: 23/05/2018 09:55

    Eh kur u be edhe ky miu i gjirizit anonimi qe e marrin neperm emisjone me tall b.. te japi mend e te etiketoje shqiptaret si anadollak, ptfuuuuuu far e keqe

    Përgjigju
  • SONI: 23/05/2018 09:54

    O denis dyrnjaja, paska pas te drejte Çani per ty.. dmth ata qe demaskojne koncertin e pronares tate qenkan turq e anadollak. Po ti e di cfare je? Ti je nje vemje e peshtire. Merr leckat dhe shporru ne greqi se me te pa rruges kam me ti thy syzet o terrorist Mavi

    Përgjigju
  • Injorojeni!: 22/05/2018 21:11

    Ardhje e nje antishqiptari te dalluar ne kete moment behet per te ndezur zjarret, e per te prishur pune. Dhe Notis eshte me se i qarte se per ca ka ardhur, dhe eshte pjese e ketij pislliku. Ai s'do ti shofe me sy shqiptaret e shqiperine! Perse vjen ketu? E pse tani? Punon i ligu o njerez punon per keq. Lereni te vije e mos shkoje asnjeri ne salle. As mos e.... fare se erdhi e se iku. Kjo eshte pergjigja me e mire.

    Përgjigju
  • tironci: 22/05/2018 17:58

    PO KU SHKO VJOLLCA ME 150 EVRO BILETA NE PALLAT KONGRESEVE ,KA LUJT MENC E SHKRETA,

    Përgjigju
  • Emigranti: 22/05/2018 17:53

    O denis dynjoja mos na bo moral per interesat e tuaja,se e di qe he aty se je paguar si gazetar.Tur per gazetar si ty qe per dy lek shisni dhe b....Po te ikte nje kengetar shqiptar antigrek ne greqi gazetaret grek do e masakronin.yyyyyytt gazetar medioker.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?