‘Notre Dame’ për herë të parë në Tiranë, kompozitori: Shqiptarët e meritojnë, ja pse zgjodha Elhaidën në kast! Dani: Në skenë frymëzohem nga historitë tona si emigrantë

27 Maj 2023, 22:50| Përditesimi: 27 Maj 2023, 23:11

  • Share

Stadiumi Air Albania është nga skenat më të mëdha që kanë interpretuar ndonjëherë. Kasti i Notre Dame, vjen në Shqipëri për herë të parë për vetëm një natë. Kompozitori Riccardo Cocciante, popullor për shqiptarët edhe këngët e tij si “Margherita”  tregon gjatë konferencës për mediet se çfarë e bindi përpos këmbënguljes së Elhaidës të pranonte ftesën, pavarësisht kohës së shkurtër.

Dani rrëfen se vënia e këtij muzikali që mban rekord Gines për shikueshmërinë në vendin e saj këtë të diel i dhuron emocione të veçanta...

Prej vitesh ajo është pjesë e kastit e ka performuar në skena prestigjoze, Cocciante zbulon se çfarë e bindi tek Elhaida për ta bërë pjesë të kësaj familje muzikore, prej kohës kur ishte mentor i saj në “The voice of Italy”.

“Notre Dame” prej më shumë se dy dekadash shëtit në vende të ndryshme të botës .  E frymëzuar në novelën e Hygos, në Tiranë vjen e kënduar në versionin fillestar në frëngjisht, me titrat në shqip...

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?