Libri “Notturno” i ish-Presidentit të Republikës, Bamir Topi, i cili është përkthyer së fundi në italisht është prezantuar në Sallonin e Librit në Torino nga Shtëpia Botuese “Morrone”.
Në ceremoni morën pjesë njerëz të kulturës dhe politikanë të rajonit të Piemontit të cilët vlerësuan pozitivisht librin që këtej e tutje do jetë një dritare më tepër jo vetëm për shqiptarët e Italisë por dhe për publikun vendas që dëshiron të njihet me tranzicionin politik të Shqipërisë.
Në libër presidenti Topi jep mjaft dëshmi personale të periudhës kur ai ishte në zyrën e kreut të shtetit në veçanti për dy momente kulmore si anëtarësimi i Shqipërisë në NATO dhe ngjarjet tragjike të 21 janarit 2011. Në libër gjithashtu përshkruhen biseda mjaft interesante të presidentit Topi me liderë botërorë të kohës.
Komente
