Novak Djokovic

Novak Djokovic: Unë si Tom Brady, dua të luaj deri 40 vjeç

27 Dhjetor 2023, 14:21| Përditesimi: 27 Dhjetor 2023, 14:23

  • Share

Numri një i botës në tenis, Novak Djokovic ka thënë se do vijojë të jetë pjesë e këtij sporti deri në moshën 40-vjeçare, derisa fiziku dhe ana psikologjike t'ia lejojnë.

Serbi e shpalli këtë me shumë qetësi në prag të paraqitjes miliona dollarëshe të Riadit kundër Carlos Alcaraz, duke përmendur si shembull një tjetër sportist të madh si Tom Brady (futbolli amerikan).

"Ai është një shembull i përsosur i një kampioni jetëgjatë. Ai i ka kushtuar shumë kohë karrierës së tij edhe pas dëmimit, të shërohet sa më mirë, të sigurohet që mendja dhe trupi të shkojnë gjithmonë në të njëjtin drejti", u shpreh Djokovic.

Ashtu si Nole, një shembull i një sportisti perfekt edhe tani që po mbush 37 vjeç. E kishte thënë edhe Djokovic pas fitores së finales në Torino dhe e kishte përsëritur.

"2023 ishte një nga vitet më të mira të karrierës sime, pse duhet të ndaloj nëse po luaj kaq mirë? Kështu që unë do ta jetoj karrierën time vit pas viti, duke u përpjekur të arrij sa më shumë që të jetë e mundur", tha ai.

Numri 1 i botës shprehu mendimin e tij edhe për rikthimin e Rafael Nadal pas pak ditësh në Brisbane, pas një ndalese 1-vjeçare për shkak të dëmtimit.

"Ai nuk është tipi që kthehet vetëm për t'u dukur. Nadal dëshiron të fitojë një titull Slam dhe për këtë arsye sa herë që del në fushë pres që gjithmonë të japë gjithçka. Shumë herë e kanë dhënë se ka mbaruar, siç kanë bërë me mua, por çdo herë i kemi vërtetuar se e kanë gabim", tregoi serbi.

Djokovic ka parë gjithashtu video që qarkullojnë në rrjetet sociale të stërvitjes së Nadalit dhe ka dëgjuar komentet e partnerëve të tij në tenis.

"Unë mendoj se ai është në 100 përqind, ose të paktën kështu shoh nga imazhet që qarkullojnë. Lojtarët që janë stërvitur me ta konfirmuan për mua se ai është shumë afër nivelit të tij më të mirë. Ne duhet të presim gjëra të mëdha prej tij këtë vit", tha Djokovic.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?