Pamje nga operacioni në Itali dhe sekuestrimet

Bota

Itali/ Çmontohet organizata e drogës, ‘kapo’ 41-vjeçari shqiptar dhe i vëllai! 5 të arrestuar, mes tyre 'kamerieri'! 400 mijë euro fitime në muaj, rolet dhe skema

25 Korrik, 10:19| Përditesimi: 25 Korrik, 10:23

  • Share

Itali- Një organizatë e trafikut të drogës italo-shqiptare është çmontuar nga policia në Novara, teksa u ekzekutuan 5 urdhra arresti.

Të ndaluarit janë 3 shqiptarë dhe dy italianë, që akuzohen se kishin ngritur biznesin ilegal të kokainës dhe hashashit në rajon, duke fituar çdo muaj të paktën 400 mijë euro nga aktiviteti i paligjshëm.

Operacioni mori udhë mëngjesin e sotëm, pas urdhrave të lëshuara nga Prokuroria. Organizata drejtohej nga një 41-vjeçar shqiptar. Aktiviteti përfshinte Novarën, Nibbiolën dhe Vespolate.

Hetimet morën kohë 9 muaj, duke zbërthyer skemën e aktivitetit të organizatës kriminale. Bëhet fjalë për një xhiro javore e 30 kg hashash dhe 2 kg kokainë. Shqiptari që kryesonte grupin kishte precedentë të mëparshëm penale për krime të tjera, përveç drogës.

Ai mbështetej në shërbimet e "disa operatorëve të besuar", përfshirë vëllain e tij 39-vjeçar, duke minimizuar kështu rrezikun e tradhtisë.

Baza e operacioneve, sipas hetuesve, ishte një kompleks i tërë banimi i vendosur në zonën e Lumellognos, ku droga ruhej për një kohë të shkurtër dhe më pas shitej menjëherë te blerësit.

Çdo anëtar i grupit kishte një rol specifik: vëllai i "kapos", që jetonte brenda kompleksit Lumellogno, vepronte si kujdestar i drogës dhe ishte përgjegjës për përgatitjen e dozave; një shtetas i dytë shqiptar, me nofkën "kamerieri", 32 vjeç dhe pa precedent penal, ishte përgjegjës për mbledhjen dhe shpërndarjen e drogës.

Dy shtetasit italianë, të dy banorë të provincës, përkatësisht 55 dhe 52 vjeç, me të dhëna të mëparshme policore, dyshohet se kanë vënë në dispozicion ambientet e tyre për ruajtjen e drogës. I gjithë transporti i drogës u krye në një makinë të pajisur me funde të rreme në mbështetëset e sediljeve të pasme, të cilat aksesoheshin nëpërmjet mikroçelësve të fshehur në tapiceri, informon media italiane.

Gjatë hetimit, u sekuestruan disa sende në mbështetje të akuzave, konkretisht 30 kg hashash dhe mbi 2 kg kokainë, e karakterizuar nga ngjyra e saj e fildishtë dhe aroma shumë intensive. Qarkullimi vlerësohet të ketë qenë rreth 400 euro në muaj.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sigurim i detyrueshëm i banesave ose s’merr shërbim nga shteti, si ju duket?