Qentë që nuhasin COVID-19

Nuhasin nxënësit dhe mësuesit e infektuar me COVID-19, qentë bëhen identifikues të virusit në shkollat e SHBA

18 Janar 2022, 09:51| Përditesimi: 18 Janar 2022, 09:53

  • Share

SHBA- Pesë shkolla në Massachusetts të SHBA-së kanë punësuar qen të trajnuar për të nuhatur COVID-19, midis nxënësve dhe stafit.

Huntah dhe Duke, janë dy qenët e trajnuar nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve Ligjore të Universitetit Ndërkombëtar të Floridës për të zbuluar erërat që lidhen me infeksionin e koronavisurit.

Qentë futën nëpër klasa, korridore dhe cdo ambient të shkollave. Nëse ata nuhasin dikë me COVID-19, ndalojnë dhe vendosin putrat e tyre në zonën ku zbuluan praninë e virusit. Pasi të identifikohen nxënësit dhe stafi, ata dërgohen për testim.

Shkollat po ndjekin një plan të rreptë të respektimit të masave anti-COVID, kjo edhe për shkak të përhapjes së shpejtë të varianti Omicron.

Kjo mënyrë e re e identifikimit të qytetarëve me COVID-19 ka ngjallur shumë reagime. Disa kanë ngritur dyshime nëse qeni i cili nuhat të infektuarit mund të jetë bartës i virusin, ndërsa të tjerë mendojnë që kjo mund të jetë një ekperiencë traumatike për fëmijët.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?