Foto ilustruese

Nuk arrestonte shpërndarësit e drogës, pezullohet nga detyra nënkomisari Taulant Ismailaj në Fier! I ndalohet edhe dalja jashtë vendit

4 Dhjetor 2023, 18:09| Përditesimi: 4 Dhjetor 2023, 18:38

  • Share

Nënkomisari Taulant Ismailaj në Fier është pezulluar nga detyra me vendim gjykate pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv. Ndaj tij, gjykata ka vendosur po ashtu edhe ndalim për të dalë jashtë shtetit.

Sipas AMP e cila ka ekzekutuar vendimin, Ismailaj, specialist i seksionit të luftës kundër narkotikëve në Policinë e Fierit, akuzohet se ka favorizuar shpërndarës të ndryshëm të lëndëve narkotike duke mos i arrestuar, në rastet e flagrancës. 

"Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier - Berat) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila ka caktuar masën shtrënguese “Ndalim për të dalë jashtë shtetit” dhe masën ndaluese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për Nënkomisar T.I., me detyrë Specialist i Seksionit të Luftës Kundër Narkotikëve në DVP Fier, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Nga hetimet rezulton se Nënkomisari ka kryer veprimtari kriminale në dëm të interesave të shtetit. Ai dyshohet se ka favorizuar shpërndarës të lëndëve narkotike duke mos i arrestuar, në rastet e flagrancës nga Policia e Shtetit", thuhet në njoftimin e AMP.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loni: 04/12/2023 20:12

    Ndoshta do jet pa mbeshtetje politike . Nese vazhdon kjo gje do jet super te zbatohet ligji kundrejt padrejtesive edhe ne rradhet e policise. Asnje nuk si detyren funksionale. Ama standarte ne fund flasin pastaj. E shpopulluan e rrumpallizuan pd lsi e ps. Urra per amp.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?