Pas vrasjes së kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës për Pejën, Astrit Ademaj, ka reaguar edhe bashkëshortja e tij.
Me një postim të ndjerë në rrjetet sociale, Valbona Bahtiri-Ademaj, shkruan se me Astritin ka kaluar 17 vite martesë, ndërkohë që thotë se ai nuk arriti që ta përcjellë djalin në klasë të parë. Ajo shkruan më tej se besimi i tij që kishte ndaj saj e bën më të fortë që të vazhdoj ti rrisë fëmijët siç ai deshi.
'17 vite i kaluam së bashku me të mira e më vështirësi, por çdo gjë ishte e lehtë kur kishim afër njëri tjetrin, tejkaluam shumëçka bashkë, po sot më le përgjithmonë Astrit, mu Aelen e Buronin që nuk arrite ta përcjellësh në klasën e parë. Besimi yt që kishe ndaj meje më bën më të fortë që të vazhdoj ti rris fëmijët tanë ashtu qysh ti deshe. Lamtumirë”, ka shkruar ajo.
Lajmi kryesor:
2 politikanët e PDK në Pejë vrasin njëri-tjetrin, zëdhënësi i Prokurorisë: Herët për të folur për prapavijë politike, nuk përjashtojmë asnjë pistë
M.Q./ReportTv.al