Sali Berisha dhe Aleksandër Kovaçi

Nuk bie qeveria nga një grusht të marrësh

25 Tetor 2022, 15:45| Përditesimi: 25 Tetor 2022, 15:47

  • Share

Mbi 90 per qind e atyre që kanë patur fëmijët në universitetet publike, kanë dalë kundër protestës së një grushti pedagogësh, që dirigjohen nga mëngjesi deri në darkë nga Sali Berisha. Kundër tyre, natyrisht kanë dalë shqiptarët e ndershëm, që kanë paguar për çdo provim të fëmijëve të tyre, 200 deri 800 euro, dhe që sot ndjehen të poshtëruar, nga kolegë të atyre që kërkojnë rritje page në masën 50 per qind. Protesta e pedagogëve të Partisë Demokratike, ka nisur si një aksion i dështuar politik.

Ç’rrënjosja e korrupsionit dhe Vettingu në rradhët e padagogëve në universitetet tona publike, mbetet shpresa e vetme e cila do të pastrojë imazhin e arsimit tonë të lartë. Në çdo organ Prokurorie në rrethe, do të mësosh se janë me qindra dosje penale ndaj pedagogëve të survejuar, përgjuar, arrestuar, hetuar dhe dënuar, për akuza të korrupsionit, pasurisë së paligjshme, etj. Si mund të bëhesh ushtar i bindur i Partisë Demokratike, duke qenë pedagog i lirë, si mund ti bindesh një urdhëri politik kur shërben si edukator i brezit të ri, si mund të kërkosh “rritje page deri në 50 per qind”, kur deri sot janë me qindra pedagogë në shkallë vendi, janë me dosje në Prokurori ?

Si mund të kërkosh “rritje page ose largim të qeverisë”, dhe si mund ti japësh ultimatume qeverisë, kur korrupsioni në universitetet tona është kthyer në sistem? Si mund të manipulosh studentët me premtime boshe, kur prindërit e tyre në çdo sezon provimesh,(kanë arritur deri atyre sa të marrin edhe kredi), kapen nga sekserët e pedagogëve, duke u marrë nga 200 deri 800 euro për provim ? Si mund të kërkosh “rritje page me 50 per qind nga qeveria”, kur sot ka pedagogë, që kanë vite pa  marrë rrogën në banka, pasi u del dhe tepron  ajo që marrin nga studentët ? Qeveria në fakt është treguar dhe po tregohet e butë  dhe tolerante, me pedagogët e Partisë Demokratike. Kudo në botë, një qeveri tjetër, do ti kishte penalizuar si shkaktarë të destabilizimit të institucioneve të jetës studentore, manipulim me detyrën, etj.

Mjafton tu shikosh lokalet, pallatet, vilat, hotelet në bregdet, makinat e shtrenjta, dhe do të bindesh sa hipokritë janë ushtarët e bindur  berishistë të “partisë”. Qeveria nuk mund të bjerë nga një grusht të marrësh, që edhe  vendin e punës si pedagogë, duhet parë imtësisht si e kanë përfituar. Qeveria nuk mund të bjerë nga një grusht të marrësh, që i binden një ish-lideri që kërkon ringjalljen politike duke u mbështetur tek ish-shikasit e tij. Mjafton të shkosh në parkingun e çdo universiteti publik, dhe do të thuash se “jam në një panair makinash luksoze”, dhe jo në një institucion të arsimit të lartë. Natyrisht nuk janë të gjithë të molepsur, pasi ka prej tyre që janë sot krenaria e universiteteve tona publike. Por ata nuk i binden urdhërave të “partisë”, nuk japin  ultimatume, pasi janë njerëz dhe edukatorë të lirë të një shoqërie demokratike.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Berti: 25/10/2022 23:38

    Dy here nga 300 euro i kam paguar dikur per provimet e nipit pedagogut te korruptuar e skuth Luciano Boci.

    Përgjigju
  • rezi: 25/10/2022 20:05

    Fshati që duket s'do kallauz, thotë populli. Mjafton të shikosh se me se merren, sa punë bëjnë, sa studime kanë bërë për tema të ndryshme dhe vëri pikën këtyre "pedagogëve". Të lumtë pena e shkrimi se më shkoqur nuk ka. Prandaj nuk ju shkon njeri pedagogëve demokratikas, miqve të Zenit e Berishës.

    Përgjigju
  • Gezimi elbasan: 25/10/2022 19:19

    Kam dhene une 400 euro ne elbasan per provimin e vajzes Korrupsioni ne universitet eshte hapur fare

    Përgjigju
  • Turi: 25/10/2022 17:14

    O Turi je bere qesharak o vlla se vetem ti ngele duke vjelle vrer. Pse i je futur ketij sikleti kaq rendshem? Ku te ka mbetur hatri aman? Apo vdiqe dhe ti per pak profesor dhe s'te eci? Shume gjynah je. Dhe kujdes, se te duket zilia prej kalamau.

    Përgjigju
    • vetingu villon tani: 25/01/2023 02:48

      ore ne kemi hall kush do ju a bej vetingun, si do pergjedhim trupen gjykuese, dhe ku do gjme ate te rinjte se mos vem ne kolaps edhe universitet sic vum gjykatat, por ska prob do e zgjidhim edhe kete gje

    • "Erioni": 25/10/2022 19:08

      Vlla kane pune te tjera ata, po shiko veten qe ke aq kohe neper duar sa behesh edhe "Erion"

    • Erioni: 25/10/2022 18:18

      Asgje nuk ka shtuar Jane te gjitha verteta . Ajaz je ok. Ky 'Turi' ndoshta eshte pedagogu 400 euro

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?