Një ditë pas atentatit të rëndë në Shkodër (8 shtator), ku mbetën të vdekur dy persona Armand Pali dhe Liridon Kraja, si dhe u plagosën rëndë dy persona të tjerë Erogen Vaso dhe Meri Kaçeri, policia e Shkodrës ka ngritur dyshime të forta se prapa kësaj ngjarje qëndrojnë persona të cilët qëndrojnë afër familjes Lici.
Për të kryer disa verifikime, oficerët e policisë kanë marrë kontakt me kryefamiljarin e familjes, Mustafa Lici, të cilit i kanë kërkuar të paraqitej në polici për arsye verifikuese.
Mësohet se Mustafa Lici nuk ka pranuar të dalë nga ambientet e shtëpisë, duke u përgjigjur “…Nuk dal nga kulla jeme…”.Nisur nga kjo situatë, një grup oficerësh janë drejtuar në banesën e tij në Kiras të Shkodrës, duke marrë kontakt me Mustafa Licin.
Ky i fundit ka dhënë shpjegime mbi dinamikën e lëvizjeve që ka kryer në datën 7 dhe 8 nëntor si dhe arsyet e mungesës në banesë të dy djemve të tij.
Më tej Mustafa Lici, i ka njohur efektivët e policisë se motra e tij, e cila është shpallur në kërkim policor, ndodhej prej 5 vite jashtë Shqipërisë, pasi ishte vendosur me banim në një qytet të një vendi të Bashkimit Europian.
Për të bindur oficerët e policisë Mustafa Lici, i ka telefonuar përmes aplikacionit “Whats app” motrës së tij, e cila më pas ka bashkëbiseduar me oficerët e policisë përmes imazheve të përcjella me kamer.
Motra e Mustafës, u ka shpjeguar policisë se banesën që ka në Shkodër ua kishte dhënë me qira në periudha të ndryshme dy personave, për të cilat ka pretenduar se ka dhe kontrata noteriale për këtë gjë.
Për arsenalin e armëve dhe disa dronë modernë të sekuestruar në banesën e saj, policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim Barush Bregun, duke e akuzuar këtë të fundit si njeriun që ka furnizuar me armë, Ragip Gilën.
Ndërsa Ragip Gila, i vetmi person i arrestuar për ngjarjen e rëndë, akuzohet për “Vrasje në rrethana cilësuese” në dëm të Armand Pali, Liridon Krajës dhe “Vrasje në rrethana cilësuese” mbetur në tentativë në dëm të Erogen Vaso alias Brajoviç dhe Meri Kaçerit.
Komente

Jete urithi
PërgjigjuCa njerez jane keta o zot, as egersira smund ti quash se keta jane ne keq se egersirat. Nuk dalka nga kulla ky, e kjo tjetra flet nga what's app.Se kuptoj mbi ligjin jane keta, dhe oficeret i shkojne ne shtepi. Ky eshte kulmi vetem ne shqiperi behen keto gjera.Keta kane krijuar perandori qe nga elbasani, durrresi, tirana a ku di une se ku dhe shteti i ka bere sehir, si thote i madhi Kadri Roshi ne nje film, tani sme ngelet gje tjeter vetem te qesh.......
PërgjigjuKy ka te drejte qe nuk del,po sikur ne momentin qe te dali ky per te shkuar ne polici e vrasin kete kush mban pergjegjesi apo hajt nje me pak se numra jemi dhe ne.
Ajo tjetra është jashtë shtetit prej 5 vitesh. Normal nuk ka lidhje me ngjarjen, përjashtohet llogjikisht, prandaj edhe që flet në Watsapp është e tepërme. Ndërsa Mustafa pyetet ne cilësinë e personit që mund të ketë dijeni (?!), prandaj nuk është i akuzuar që ta arrestojnë apo ta shoqërojnë me forcë. As ta detyrojnë të shkoji sepse nuk ishte shtëpia e tij
Keeeeq!Kështu është kur nuk funksionon drejtësia! Një ordiner nuk zbaton urdhërat e shtetit dhe ju vë kusht ktu drejtësia nuk funksionon ose janë bashkpuntorë me bandat që gjygjsori ka.