'Nuk dëgjojmë se çfarë na thotë Edi Rama', tregtarët në Vlorë: Sot më shumë dyndje se ditët e tjera

28 Mars 2020, 13:29| Përditesimi: 28 Mars 2020, 13:41

  • Share

Sot deri në orën 13:00 ka qenë afati i fundit që qytetarët kanë patur mundësi për të blerë furnizimet e nevojshme të izolimit total që do të zgjasë deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit. Kjo ka shkaktuar radhë në tregje dhe këtë e konfirmojnë vetë tregtarët e Vlorës, të cilët shprehen se qytetarët janë munduar t'i respektonin masat e sigurisë.

Tregtari 1: "Sot kishte më shumë dyndje. Nesër e kemi pushim dhe nuk do dalim pasi na kanë lajmëruar për jo. Kështu ka thënë Edi Rama. Tani do dalim të hënën. Kemi shitur të përditshmet mollë, karota, patate."

Tregtari 2: "Sot ka patur shumë dynje, por kanë qenë me radhë. Janë shitur të gjithë artikut, por më shumë mollët, portokallet, limoni."

Tragtari 3: "Dyndje kishte. Do rrimë të zioluar sepse duam kokën tonë. Nuk dëgjojmë se çfarë thotë Edi Rama. Si të ruajë ai kokën duam edhe ne të ruajmë kokën mos të dalë i gjithë populli nga Lungomarja. Do izolomi. I gjithë malli është shitur. Blerësit kanë qenë me doreza me maska, të gjithë të mbrojtur. Sot ka patur më shumë dyndje."


Lajmi kryesor:

'S'kemi treg për shkak të koronavirusit', fermerët e luleshtrydhes: Në këto kushte do falimentojmë


Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • qytetari: 28/03/2020 13:40

    pse dyndeni.. nje dite eshte.. na ruajt zoti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?