Një 38-vjeçar nga Gjilani, Kosovë do të hetohet në gjendje të lirë pasi nuk deklaroi 15 600 Euro në pikën kufitare të Morinës.
Blutë bëjnë me dije se paratë do të sekuestrohen si provë materiale.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Policisë Kufitare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar M. B., 38 vjeç, banues në Gjilan, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".
Procedimi penal për këtë shtetas nisi pasi në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit fizik të shtetasit M. B., shërbimet e Policisë i gjetën 15 600 euro, të cilat nuk i deklaroi konform ligjeve në fuqi. Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
Komente
