Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari

Nuk deklaroi pasurinë brenda afatit ligjor të caktuar, gjobitet ministrja e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë

29 Dhjetor 2022, 11:49| Përditesimi: 29 Dhjetor 2022, 12:30

  • Share

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, është dënuar me gjobë prej 700 eurosh nga Gjykata Themelore në Prishtinë për shkak të mosdeklarimit të pasurisë për vitin 2020 brenda afatit ligjor, ka bërë të ditur përmes një njoftimi gjykata.

“E akuzuara Rozeta Hajdari është shpallur fajtore dhe është dënuar me dënim me gjobë në shumën 700 euro, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditëve nga dita kur ky Aktgjykim të bëhet i plotfuqishëm”, thuhet në njoftim.

Sipas gjykatës, Hajdari, në cilësinë e zyrtares së lartë publike, si Ministre e Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike në Qeverinë e Kosovës, duke qenë e vetëdijshme për detyrimin e saj ligjor nuk e ka deklaruar pasurinë ashtu siç e kërkon Ligji për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik.

Hajdari kishte pranuar paraprakisht fajësinë para gjykatës duke thënë se ishte krijuar konfuzion pasi ishte shtyrë afati për deklarim të pasurisë së zyrtarëve publik.

Më 14 tetor të këtij viti Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte ngritur aktakuzën ndaj ministres Hajdari për veprën penale “Mos-raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale apo detyrimeve financiare” ./REL

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?