Gjykata e Posaçme dënon me 9 muaj burg Fatos Lulon, ish anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, që akuzohet për refuzim për deklarim, mosdeklarim ose fshehje pasurie.
GJKKO vendosi që këtë dënim ta konvertojë në 80 orë pune në komunitet.
Prokuroria e Posaçme kërkoi 1 vit burg për ish-gjyqtarin e Kushtetueses Fatos Lulo dhe kërkoi që ky dënim të konvertohej në 2 vite shërbim prove.
Sipas organit te akuzes, Lulo ka bilanc negativ të të ardhurave në dy pasuri, një apartament në Tiranë dhe në një zyre 172 m2 e deklaruar si e dhuruar në Rrugën e Durrësit.
Gjyqtari Kushtetues u shkarkua nga shkalla e parë e vetingut më 23 mars 2018, vendim i lënë në fuqi edhe nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Atij i është sekuestruar një dyqan me sipërfaqe 172 m2 në Tiranë.
Ish-gjyqtari ka deklaruar se dyqanin në Rrugën e Durrësit në Tiranë, me vlerë 120 mijë euro, ia ka bërë dhuratë motra. Kjo e fundit, sipas tij, i ka dhuruar edhe 100 mijë euro, ndërsa ka marrë hua edhe 480 mijë euro.
Por, komisionet e Vetingut konstatuan se motra e Fatos Lulos nuk ka pasur të ardhura të ligjshme financiare për të blerë dhe më pas dhuruar dyqanin me vlerë 120 mijë euro.
Qenkan keputur! Une do te isha dakord me ato 80 ore te qelbura pune qe do te bente,vetem po t'i konfiskonin //dhuratat//.
PërgjigjuT’u rruni pallen gjithe hajduteve te drejtesise shqiptare ..!!
PërgjigjuTur i kolegëve të tija për vendimin me 80 orë punë! Po një hajdut që vjedh një biçikletë denohet me burg! ky me gjith ato vjedhje dënohet 80 orë pune turp për drejtësinë që populli do.
Përgjigjukur shkel ligjin nje gjyqtar duhet te provoje burgun jo masa te tjera kurr arrin e shkel ai ligjin ska kuptim masa te lehta ndaj ligji duhet te bjeri me fort mbi keta burg ne qeli....
Përgjigju