TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dënuar me dy 2 vite shërbim prove ish-kryebashkiakun socialist të Lushnjës, Fatos Tushe, lidhur me akuzën e mosdeklarimit të pasurisë.
SPAK kërkoi dënimin e Tushes me 1 vit e 5 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të përfitonte zbritjen e dënimit me 1/3. GJKKO e shpalli fajtor Tushen për mosdeklarim pasurie, ndërsa bëhet fjalë për një apartament në Lungomare të Vlorës me sipërfaqe 82 metra.
Po ashtu, Tushe nuk ka deklaruar edhe investimet e kryera në këtë apartament me vlerë totale investimi 2,262,000 Lekë. Gjyqtarja Flojera Davidhi ka vendosur konfiskimin e apartamentit që nuk u deklarua nga Tushe.
Vetëm pak muaj pasi shleu dënimin me 3 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre e dhe shkelje të barazisë në tendera, ndaj Fatos Tushes nisi një tjetër hetim për pasurinë.
Përpos këtij dënimi të ri për mosdeklarimin e pasurisë, ish-kryebashkiaku socialist u dënua edhe në korrik të 2022 me 2 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre nga GJKKO, ndërsa ra vepra e shkeljes së barazisë në tendera, teksa SPAK kërkonte dënimin e tij me 5 vite. Në mars të vitit të kaluar, Tushe u kthye në burg pasi Apeli i Posaçëm i shtoi dënimin me 1 vit për veprën penale të Shkeljes së barazisë në tendera.
vereni te pastroje bregdetin nga shishet plastike..e mbeturinat, .qen...
Përgjigjuja baj me dijet komunales me ja dhan ni lopat te shkurten liliputit obez
PërgjigjuPra u denua me 2 vjet keshillim : mos vidh me per dy vjet se do te te fusim ne burg!
Përgjigju