Seanca në KPK për Blerim Tominaj

Nuk deklaroi pasurinë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e prokurorit Blerim Tominaj

27 Mars 2023, 19:38| Përditesimi: 27 Mars 2023, 20:10

  • Share

Komisioni i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e marrë në 16 qershor të 2020-ës nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për shkarkimin e prokurorit Blerim Tominaj.

Tominaj u shkarkua nga detyra për mosdeklarimin e 3.6 milionë lekëve në vitet 2011, 2012 dhe 2013.

Tominaj njihet si prokurori i dosjes që çoi në pranga grupin kriminal “Bajri”.Tominaj u vu më 20 shtator 2018  në hetim disiplinor si prokurori 'rebel' që refuzoi të ishte pjesë e shortit për të zëvëndësuar Eneid Nakuçin dhe Elisabeta Imerajn në dosjen ndaj Emiljano Shullazit.

Blerim Tominaj e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe punoi për më shumë se një dekadë si prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Në vitin 2014, ai u emërua zv.drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe vazhdoi të punonte në këtë prokurori deri në shkrirjen e saj në dhjetor të vitit 2019.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?