Paratë e sekuestruara

Nuk deklaruan paratë në kufi, nën hetim dy personat! Sekuestrohen mbi 61 mijë euro në Kakavijë dhe Morinë

30 Mars 2022, 12:18| Përditesimi: 30 Mars 2022, 12:20

  • Share

Dy raste të mosdeklarimi të të ardhurave në kufi janë regjistruar në pikën kufitare të Kakavijës dhe atë të Morinës. Në Kakavije dhe Morinë u sekuestruan 61.150 euro, ndërsa janë në hetim dy shqiptarët që nuk i deklaruan të ardhurat.

Konkretisht në Morinë janë sekuestruar 21.350 euro që nuk ishin deklaruar nga E.S, i cili po tentonte të hynte në Shqipëri. Paratë ishin fshehur në mjetin n tip "Volksëagen".

Ndërsa në Kakavijë, 49-vjeçari nga Berati ka tentuar të shkojë në Greqi ku ishte rezident me 39.800 euro me vetë të padeklaruara.

K. Q., 49 vjeç, udhëtonte si pasagjer në një automjet, ku gjatë kontrollit në çantë i janë gjetur eurot që më pa si janë sekuestruar.

Të dy personat po hetohen në gjendje të lirë  për veprën penale "Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?