Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas hapjes së fushatës elektorale të koalicionit PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Në një reagim në Facebook, Meta, i cili nuk dërgoi një audio mesazh në miting por dërgoi fëmijët e tij, shkruan se takimi në sheshin Nënë Tereza ishte madhështor.
“MADHËSHTORE! E vetmja fjalë, që përshkruan këtë moment historik që sonte përjetoi çdo shqiptar”, shkruan Meta.
Kreu i PL e cilëson fushatën si një start të jashtëzakonshëm, duke shtuar se janë vetëm 30 ditë larg nga fitorja e tyre.
“Edhe 30 ditë larg Shqipërisë Madhështore! Fitorja është kaq afër, më pranë se kurrë!”, shkruan mes të tjerash Meta.
Reagimi i plotë i Metës:
MADHËSHTORE!
E vetmja fjalë, që përshkruan këtë moment historik që sonte përjetoi çdo shqiptar.
Një start i jashtëzakonshëm, plot nerv dhe energji, i fushatës tonë fitimtare për Nr.1.
Shqiptarët prekën sonte shpresën, si kurrë më parë dhe të ardhmen që meritojnë më shumë se çdo komb tjetër.
Çdo shqiptar i ndershëm dhe patriot gjeti veten në atë shesh gjigand zemrash!
Edhe 30 ditë larg Shqipërisë Madhështore! Fitorja është kaq afër, më pranë se kurrë!
VOTO NR.1 Koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
VOTO ILIR METAJ, në Qarkun Tiranë
Komente

Shtepia e LEX DIKTATORI
Përgjigju