Me pesë rreshta mund ta përmbledhësh mentalitetin, kulturën, ligjin, shtetin... në Shqipërinë tonë.
Një burrë i bllokon rrugën shtëpisë së vëllait, duke e mbjellë me ullinj. Kunata ankohet, e padit dhe INUK vjen i shkul ullinjtë. Policia ndalon burrin që kundërshtoi me forcë dhe kërcënoi inspektorët. Pas një nate, policia e liron dhe burri me të vajtur në shtëpi, thërret djemtë për ndihmë dhe i thyen gjysmat e kockave kunatës, gruas së vëllait...
Çfarë ndodh nëpër fshatra...
Fqinjët janë të gjithë në hasmëri sepse, burra si ky soji, i lënë tokat pa punuar, por fiqtë dhe ullinjtë i mbjellin mu në vijën e kufirit, që degët të hapen nga toka e komshiut. Burra si ky, e kullosin lopën dhe pulat në tokën e fqinjit. Burra si ky, kur punojnë tokët e tyre, gurët që pastrojnë i hedhin nga toka e fqinjit. Nuk ka shtet në botë ç’ti bëjë këtij soji o njerëz. Eshtë fara e prishur, nuk dihet në cilën epokë!
Marrë nga faqja e Facebook-ut të Mentor Kikisë