Foto ilustruese

Nuk dispononin dokumentet përkatëse për aktivitetin e tyre, arrestohet pronari i gurores në Krujë, shpallet në kërkim 55 vjeçari (EMRAT)

18 Janar 2023, 14:52| Përditesimi: 18 Janar 2023, 14:56

  • Share

Pronari i një guroreje në Krujë është arrestuar nga policia për shkak se nuk dispononte dokumentacionin e nevojshëm për nxjerrjen dhe përpunimin e materialeve inerte dhe gurore. Në pranga ka rënë 52 vjeçari Besnik Babasi, pronar i gurores në Krastë të Krujës ndërsa është shpallur në kërkim 55 vjeçari Ibrahim Lami, pronari i një tjetër guroreje në të njëjtën zonë të Krujës.

Në momentin e kontrollit Ibrahim Lami nuk ndodhej në ambientet e subjektit qëe administronte dhe për pasojë është shpallur në kërkim nga policia.

Ndaj dy pronarëve të guroreve rëndojnë akuzat e shkatërrimit të tokës dhe ndotjen e mjedisit.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?