Nuk do i ndaheni këtij marinimi/Biftek në grill me garniturë perimesh nga zonja Albana

16 Mars 2023, 12:05| Përditesimi: 16 Mars 2023, 12:07

  • Share

Biftek në grill me garniturë perimesh

Përbërësit:

  • 4 biftek
  • 10 kokrra piper jeshil
  • 4 thelpinj hudhër
  • 150 ml lëng portokalli
  • 150 ml vaj ulliri
  • 1 lç sheqer
  • 2 lç kripë
  • 1 lç koriandër
  • Trumzë

Garnitura e perimeve:

  • Lakër e bardhë
  • 3 karrota
  • 1 qepë
  • 3 bishta qepësh
  • 2 lgj soja
  • 3 vezë
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht shtypim kokrrat e piperit së bashku me koriandrën. Shtojmë kripën dhe trumzën. Lëngun e portokallit, vajin, hudhrën, kripën dhe sheqerin i kalojmë në një blender. Shtojmë dhe erëzat e shtypura dhe me këtë salcë marinojmë mirë biftekët nga të gjitha anët dhe i vendosim të piqen në grill.

Ndërkohë lakrën e bardhë e grijmë hollë, ndërsa karrotën e presim në fije. Shtojmë në një tigan vezët e rrahura me pak yndyrë e përziejmë në skuqje dhe e largojmë vezën nga tigani. Në po atë tigan shtojmë qepën e perë në kubikë sikurse dhe 2 bishta qepësh. Shtojmë lakrën dhe karrotën, rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe pasi perimet të jenë kaurdisur i bashkojmë me vezët e skuqura duke shtuar për shije dhe pak uthull balsamike ose soja.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?