Erbim Fagu

'Nuk do kemi ndryshime të mëdha', Ergim Fagu: S'jam hipokrit, më shqetëson vendi i pestë

25 Shkurt, 21:44| Përditesimi: 25 Shkurt, 21:45

  • Share

Tirana dhe Laçi luajnë nesër në orën 17:00 në "Elbasan Arena", duel ky i vlefshëm për javën e 25-të në Superligë. Me "Air Albanian" të zënë dhe "Selman Stërmasin" në gjendje jo të mirë, bardheblutë janë detyruar të shtegtojnë për të gjetur shtëpi.

Përpara ndeshjes për mediet foli Erbim Fagu, trajneri i ri i Tiranës. 36-vjeçari tregon se e shqetëson vendi i pestë, por ka besim se të tijtë do jenë të aftë të kapin katërshen e "Final Four" pasi ky është objektivi i klubit, gara në turneun final për titullin kampion.

"Mënyra e lojës? Kur ndryshon trajnerët secili ka filozofinë e tij për futbollin. Por gjithsesi nuk është se do të bëjmë ndryshime të mëdha, për faktin se koha është e shkurtër dhe zakonisht ndryshimet e mëdha kërkojnë kohë dhe mund të gabojmë. Por sigurisht do të fokusohemi te disa gjëra të vogla që unë kam parë si në ndeshjet e kaluara, ashtu edhe në ndeshjen e fundit.

Laçi? Në futboll, nuk është se ka një moment për të mundur një skuadër. Për ne është e rëndësishme që nga ky moment e mbrapa të marrim ndeshjet një nga një, duke filluar nga Laçi. Nuk ka rëndësi që nuk e kemi mundur në asnjë ndeshje në kampionat, rëndësi ka të japim maksimumin dhe marrim tre pikët që na mungojnë në këto momente.

Problematikat? Mungesat janë të rëndësishme pasi janë lojtarë të vlefshëm. Kam besim shumë të madh edhe te grupi aktual që kemi në dispozicion që do të japin më të mirën dhe do të japin maksimumin.

Vendi i pestë? Do të tregohesha hipokrit po të thosha që nuk më shqetëson se dihet që objektivi janë katër vendet e para. Por ka ndeshje në dispozicion për të arritur katërshen në play-off", tha Fagu.

Pas javës së 24-t, Tirana me 34 pikë mban vendin e pestë, teksa Laçi me 29 pikë renditet në pozitën e shtatë. Fagu debutoi në stolin e Tiranës vetëm pak orë pasi u emërua si trajner, duke barazuar 0-0 me Teutën në Kupë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?