Kryeministri Edi Rama paralajmëroi masa edhe për arkitektët që shkelin lejet e ndërtimit. Kreu i qeverisë theksoi se do të përballen me humbje licence si me pasoja penale. Deklaroi gjithashtu se nuk do të lejohet më që të ketë lidhje uji dhe të energjisë elektrike në ndërtimet pa leje.
“Në legjislacion do të forcohet roli i arkitektit dhe përgjegjësia e arkitektit, siç e ka gjithë bota. Arkitektët që bashkëpunojnë me ndërtuesit për të shkelur lejen e ndërtimit nuk mund të gëzojnë më licencën dhe duhet të përballen me pasoja të natyrës penale siç e ka gjithë bota, ndërkohë që leje përdorimi, shfrytëzimi të godinave pa firmën përfundimtare të arkitektit nuk mund të jepen më. Do të shikojmë një masë tjetër që të mos ketë lidhje të ujit e dritave për asnjë ndërtim që nuk disponon lejen e ndërtimit zyrtarisht dhe nuk merr miratimin e strukturave përkatëse”, u shpreh kryeministri.
Lajmi kryesor:
Rama ‘ultimatum’: Brenda së hënës kryetarët e njësive administrative të shkarkuar! Qendër monitorimi për ndërtimet pa leje, Operator kombëtar për ujin e mbetjet
Xh.D/SI.E./ReportTv.al