Kryeministri hungarez Orban në konferencën e përbashkët me Ramën foli edhe për krizën migratore në kufijtë e Europës. Ai theksoi se është i vetmi kryeministër në Europë që i ka shpëtuar valëve migratore që kur ajo nisi në vitin 2015.
'Sa i takon pjesës 2015 kur nisi kriza migratore, akti i parë i qeverisë hungareze ishte akt revolte. U përpoqëm të mbrojmë veten dhe u quajt krim i madh. Hungaria vendosi një sistem që ishte zgjidhja e vetme për migracionin. Nuk duhet të kishte vetëm një vend që të vendoste për aplikimet. Nuk kam parë askënd që të japë një zgjidhje për situatën përveçse Hungarisë. Rregullat e bëjnë të vështirë sistemin operativ. Dhe u dënuam nga Gjykata Evropiane, por ne po mbrojmë edhe Europën.
Nuk do lejojmë askënd të hyjë. Duhet të jemi të gjithë në revoltë ndaj kësaj sistemi rregullash burokratike. Kur kjo revoltë të përhapet në Europë atëherë do të flasim për pakte. I vetmi kryeministër që mbijetoi nga 2015 prej krizës migratore në Europë jam unë. Sepse duhet të mbrojmë shtëpinë tonë, njerëzit tonë. I propozoj të gjithëve ta lënë këtë xhungël deng rregullash dhe të mbrojmë kufijtë tanë.
Sa i takon marrëdhënieve me SHBA0në. Shumë gjëra nuk kanë ecur. Kemi përjetuar diskriminim në shumë fusha. Na duhet të gjejmë zgjidhje sa më parë. Ka plane ekonomike, me kohën do t’ju informoj cilat janë këto. Sa i takon paqes, nuk jam unë që duhet të prezantoj qëndrimet në një situatë kur nuk është arritur një marrëveshje e plotë.'
Lajmi kryesor:
Edi Rama nga Budapesti: Synojmë integrimin e Shqipërisë në BE brenda kësaj dekade! Orban: Europa nuk mund të presë SHBA që ta mbrojë
G.K//ReportTv.al