Dy banoret në Big Brother Kosova

'Nuk do shikoj gjoksin tënd un', Sherr për reçipetat mes vajzave në ‘BBVIP Kosova': S'dua t'i vesh se më pengojnë

13 Dhjetor 2022, 13:56| Përditesimi: 13 Dhjetor 2022, 13:57

  • Share

Një debat ka shpërthyer gjatë mbrëmjes së “Prime’-it ku shkak është bërë veshja e ‘papërshtatshme’ e disa prej banoreve të shtëpisë.

Xhuli solli në vëmendje kritikën e Stresit ndaj saj, ku reperi i kishte thënë se ajo  “vishet në mënyrë ekstravagante”.

I menjëhershëm ishte dhe reagimi i Shota Baraliut e cila u shpreh se nuk është aspak etike veshja pa reçipeta dhe theksoi se kjo gjë i bën meshkujt të ndihen shumë në siklet.

 “Ne jemi në mesin e kamerave 24 orë. Nuk po më pëlqen shumë herë veshja e brendshme e femrave, pa sutjena. Del para meje më tregon muhabet serioz dhe shihet komplet, unë nuk mund t’i kthej përgjigje. Nuk është etike. Nuk mundem që t’iu përzihem. Nuk po më duket mirë mua si femër. Duken aq keq, unë si femër ndihem keq. Imagjino meshkujt se si ndihen”- u shpreh ajo.

Më tej erdhi dhe reagimi i Ana Kabashit e cila e revoltuar u shpreh se nëpër botë po luftohet për të pasur barazi gjinore.

 “E gjithë bota po lufton për të pasur barazi. Çfarë po flet ti ne duhet të mbrohemi prej meshkujve për këtë koment, e ti femër je. Nuk dua të vesh sutjena. Nëse mua më pengojnë sutjenat nuk dua që t’i vesh. A mund t’i përmendi. A bën që të flas. Rri me djem. Mos na shiko”,- tha ajo. 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?