VIP & Spektakël

Nuk do ta besoni si lindi kënga 'Banania', Dashnor Diko shuan kuriozitetin

27 Korrik 2019, 19:11| Përditesimi: 27 Korrik 2019, 19:17

  • Share

Kënga e këngëtarit të mirënjohur Dashnor Diko, "Si Banania" vazhdon sot e kësaj dite të dëgjohet edhe pse është publikuar në vitet '90.

Teksti i kësaj kënge ka bërë shumë bujë e sidomos refreni: "Një zë flet vajza është si banania. Të shijon kur e zhvesh, e prek ti vet. Por kujdes, por kujdes nga banania".

I ftuar mbrëmjen në emisionin "Treshat", Diko u pyet nga Bora Zemani se nga u frymëzua për këtë këngë.

Dashnor Diko tregoi se tekstshkruesi Alqi Boshnjaku e ka shkruar këngën teksa ishte në një udhëtim dhe rrugës kishte me vete një qese me banane nga të cilat u frymëzua duke krijuar këngën që la gjurmë në muzikën shqiptare.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?