Këngëtarja Jennifer Lopez dhe i dashuri i saj Alex Rodriguez

VIP & Spektakël

“Nuk do të funksionojë”, Jennifer Lopez flet për martesën e saj të katërt

29 Nëntor 2018, 17:11| Përditesimi: 29 Nëntor 2018, 17:19

  • Share

Jennifer Lopez është përfolur së fundmi në lidhje me propozimin për martesë që partneri i saj Alex Rodriguez ka në plan t’i bëjë me rastin e Krishtlindjes. E ftuar në emisionin ‘The Ellen Show’, diva e muzikës ka refuzuar ta pranojë këtë gjë. Gazetarja Ellen e ka provokuar Jennifer duke i thënë se Alex i ka folur për planet e martesë, por këngëtarja është treguar e zgjuar. “Ai nuk e ka thënë këtë, nuk e ka thënë këtë,”- u shpreh Lopez.

Kur moderatorja e pyeti sërish a ishte e sigurt të shkonte drejt altarit për herë të katërt, ajo u përgjigj: “Nuk e di”.“Ne jemi të lumtur, kemi qenë bashkë për disa vite, është mirë kështu”. Ellen këmbënguli sërish që të zbulonte diçka përtej asaj që vetë Jennifer dëshironte të tregonte dhe këmbënguli se Alex i referohej një propozimi, kur deklaroi se do t’i bënte diçka romantike, por të jo të kushtueshme partneres së tij për Krishtlindje.

“Mos tha që nuk kushton shumë?! Kjo nuk do të funksionojë! Kot nuk punojmë jashtë orarit për këto. Me romantiken jam dakord,”- shtoi ajo duke buzëqeshur. Jennifer Lopez ka qenë e martuar tre herë më parë, por mesa duket ajo nuk është ende gati për të katërtën.

Jennifer Lopez në studion e "The Ellen show"

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?