Foto ilustruese

Sociale

Nuk do të mungojnë shtrëngata me shkarkesa elektrike e breshër, parashikimi i motit për sot

4 Gusht, 07:35| Përditesimi: 4 Gusht, 07:38

  • Share

Këtë të hënë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Temperaturat do të variojnë nga 20-30 gradë celcius.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura (në male), të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.

Në intervale të shkurtra kohore në mënyrë të izoluar, kryesisht në veri nuk do të mungojnë shtrëngata me shkarkesa elektrike e breshër.

Era e lehtë me drejtim kryesor veriperëndim-veri me shpejtësi mesatare 7 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë shpejtësi 7-14m/s

Deti - Valëzimi forcës 1-3 ballë.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë mendoni për ndryshimet e propozuara me draftin për Kodin e ri Penal?