Vrasësit e shqiptarit Albert Bako duke shkuar para gjyqit

Kronikë

‘Nuk doja ta vrisja, vetëm ta lëndoja pak’, dëshmia para gjyqit e vrasësit të shqiptarit në burgun e Athinës

17 Janar 2019, 09:04| Përditesimi: 17 Janar 2019, 09:31

  • Share

Disa ditë pas vrasjes së shqiptarit Albert Bako, shqiptari i akuzuar për vrasjen e tij në qeli ka dalë para gjyqit për vrasjen e avokatit Mikalis Zafiropulos.

Gjatë fjalës së tij në gjyq, shqiptari Mikel Kastrioti dëshmoi edhe lidhur me vrasjen e Bakos në burgun e Athinës. Kastrioti tha se nuk donte aq larg sa ta vriste pasi vetëm donte që ta lëndonte pak bashkëkombasin e tij.

Në gjyq mes të burgosurve të përfshirë në vrasjen e Bakos ishte edhe i burgosuri grek, Aristides Floros, por ai refuzoi që të dëshmonte.

Ndërsa dy të pandehurit e tjerë të akuzuar për vrasjen e avokatit Zafiropulos, Klodjan Lekoçi dhe Oldi Dulçe, kanë mohuar katër veprat që drejtësia greke u ka bërë atyre lidhur me vrasjen e avokatit disa vite më parë.

Për shkak të mungesës së dëshmitarëve gjyqi u shty për më 23 janar.

Albert Bako u vra në burgun e Athinës më 14 janar, nga një shqiptar dhe një grek. Për më shumë detaje lidhur me vrasjen e tij (LEXO KËTU)

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?