Po qante gjatë fluturimit, dy gra mbyllin fëmijën në tualetin e avionit (VIDEO)

29 Gusht, 21:39| Përditesimi: 29 Gusht, 21:53

  • Share

Një incident në një fluturim në Kinë ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale pasi dy gra mbyllën një fëmijë të vogël në tualetin e avionit, sepse po qante.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur të shtunën e 24 gushtit në një fluturim të Juneyao Airlines nga Weiyang në Shangai.

Vogëlushja, e cila po udhëtonte me gjyshen, nisi të qante gjatë fluturimit. Ndërkohë linja ajrore në një deklaratë të dhënë dy ditë pas incidentit ka deklaruar se gjyshja e vajzës kishte pranuar që dy gra ta çonin vajzën në tualet, shkruan BBC.

Videoja u bë virale pasi një nga dy gratë, Gu Tingting, postoi një video të saj duke e mbajtur vajzën e vogël në tualet.

Reagimet ishin të menjëhershme dhe shumë prej komentuesve i dënuan gratë për mungesë ndjeshmërie ndaj fëmijës ndërsa disa të tjerë mbështetën veprimin e tyre.

"Unë thjesht doja ta qetësoja fëmijën dhe t'i lë të gjithë të pushojnë," shkroi Gu në Douyin (ekuivalenti kinez i TikTok), i cili e bëri llogarinë e saj private pas reagimit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?